Kosova shumë shpejt do të përballet me një krizë të mungesës së fuqisë punëtore. Nga hulumtimet e bëra, ka dalë se me lehtësimin që Gjermania ua ka dhënë vendeve të Ballkanit për viza pune, ka bërë që fuqia punëtore e Kosovës të largohet nga vendi.
Sipas kryetarit të Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, kjo ndodh për arsye të pagave të ulëta në sektorin privat, mungesës së kushteve të punës dhe trajtimit jo të duhur të punëtorëve.
Sipas një hulumtimi të Institutit për Studime të Avancuara (GAP) lidhur me emigrimin e fuqisë punëtore të Kosovës në Gjermani, ikja e fuqisë punëtore rrezikohet më shumë nga rregullorja e vitit 2015 e aprovuar nga Gjermania, e cila u mundëson qasje më të lehtë në tregun gjerman të punës qytetarëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Ndërkohë, kryetari i Sindikatës së Pavarur të sektorit Privat në Kosovë, Jusuf Azemi, ka thënë për Radio Kosovën, se një krizë e tillë vetëm e ka goditur Kosovën, derisa tregon edhe ars
Sipas të dhënave, Azemi tha se që nga viti 2018 deri në vitin 2021 janë mbi 200 mijë punëtorë të larguar nga Kosova. Ai tha se punëtorët e larguar janë të kualifikuar në fusha të ndryshme.
Ndërkohë, pronari i një kompanie vendore, që kryesisht merret me ndërtimtari, Rifat Lutolli, tha se kanë mungesë të stafit teknik, pasi disa prej tyre janë larguar për në vendet evropiane.
Ndryshe, Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka bërë të ditur se janë rreth 57 mijë kërkesa për procedurën e shortit të vizave vetëm gjatë muajit dhjetor të vitit që lamë pas. Ndërsa, sipas Rregullores për Ballkanin Perëndimor, për Kosovën janë parashikuar në muaj rreth 460 terminë për viza pune.
Ligji mbi emigrimin e fuqisë punëtore të kualifikuar në Gjermani, ka ngritur shqetësime në Kosovë se një numër i konsiderueshëm i qytetarëve, kryesisht atyre të kualifikuar, do të largohen nga vendi. /rtklive/