Paralajmërohet shtyrja e seancës për demarkacionin

Prishtinë | 27 Gus 2016 | 17:08 | Nga

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, ka thënë në një intervistë për portalin Indeksonline se seanca e një shtator ka mundësi që të shtyhet.

Seanca, sipas Hasanit, mund të shtyhet për datën gjashtë shtator.

“Seanca e një shtatorit ka mundësi të shtyhet dhe që mos të mbahet në atë datë. Ka mundësi që kjo seancë mos të mbahet fare me një shtator por të shtyhet për tre deri në katër ditë më vonë”, ka thënë Hasani.

“Për arsye të shenjtërimit të Nënës Terezë që bëhet me pesë shtator besoj se do të shtyhet edhe mbajtja e seancës. Unë besojë se kjo seancë do të shtyhet deri në ndonjë nga datat më të afërta që të jetë e mundur”, ka thënë Hasani.

Me një shtator është e paraparë që të mbahet seanca për t’u hedhur në votim ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi.

Për pos këtyre deklarimeve të Hasanit, një vendim zyrtar se seanca mund të ndërrojë nuk është konfirmuar nga Parlamenti i Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme