Paramendojeni Shqipërinë po t’i fitonte zgjedhjet LVV-ja

Prishtinë | 16 Tet 2024 | 15:14 | Nga Avni Arifi

Don me marrë në qafë Edi Rama Shqipërinë. Don me shti në BE pa e pyet hiq. Kishe Europa ua ka inati shqiptarëve dhe si tigër prej letre qysh e quan Kosova zyrtare nuk na e don të mirën dhe nuk na don afër!! Apo?

Jo pak ma ndryshe po del.

Urime Shqipëri hapja e Kapitullit për Anëtarësim. Ngjarje historike për çdo shqiptar.

Paramendojeni Shqipërinë po t’i fitone zgjedhjet LVV-ja para tri vitesh atje. Këtë “padrejtësi” sigurt se nuk do ta kish “kërku” Shqipëria. Por shqiptarët e Shqipërisë si askush në Europë e kanë ndier thellë në lëkurë popullizmin dhe izolimin andaj VV s’mori as edhe një votë atje.

Kurrë më Shqipëria nuk do të lejojë Qeveri që në veprime e çon vendin në izolim sanksione dhe konfrontim me ata që bashkimi me ta është e vetmja rrugë e shqiptarëve.

Shtëpia pa miq nuk mbahet thoshte dr. Rugova e miq të vetëm të Shqiptarëve në botë janë SHBA, BM dhe vende të BE. Kosova ka devijuar nga ky proces sepse është nën sanksione dhe pa shpresë se ato mund të largohen.

E sanksionet nuk do të largohen me klithje dhe piskama se sa e padrejtë është Europa ndaj nesh. Me këta njerëz që ka Kosova në pushtet dhe me kētë mendësi që kanë Europa gjithmonë do të jetë “e padrejtë” ndaj nesh.

Të ngjashme