Paraqiten dy rastet e para me Coronavirus në Mal të Zi, njëra grua nga Ulqini

Prishtinë | 17 Mar 2020 | 20:40 | Nga Ekonomia Online

Në shtetin e vetëm në Ballkanin Perëndimor që koronavirusi nuk e kishte prekur ishte Mali i Zi, por rastet e para janë paraqitur sot atje.

Kryeministri Dushko Markoviq njoftoi në konferencën për shtyp se janë dy gra që janë infektuar dhe kanë lindur në 1948 dhe 1973.

Raportohet se gratë janë nga Podgorica dhe Ulqini.

“Laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik të Malit të Zi konfirmuan sot rastet e para të infeksionit me një koronavirus të ri në Mal të Zi. Pacientët ishin femra – të lindura në 1948 dhe 1973, dhe të dy kanë qenë në zona të prekura nga epidemia gjatë periudhës së kaluar”, tha Markoviq.

Të ngjashme