Orët e para të ditës së sotme do të jenë me kthjellime dhe vranësira kalimtare në Shqipëri.
Por duke filluar nga mesdita dhe në vijim parashikohet që vranësirat të shtohen në territore, ku më të dukshme vranësirat do të jenë në skajin jugor dhe verior duke sjellë dhe reshje shiu në këto zona.
Temperaturat e ajrit mbeten konstante në mëngjes, por pësojnë rritje në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Ersekës me 0°C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Lezhës dhe Sarandës 17°C.
Era do fryjë lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 45–50 km/h nga drejtimi jugor duke krijuar në det dallgëzim mbi 4 ballë./tvklan.al