Parashikimi i motit në Shqipëri, për ditën e sotme

Prishtinë | 29 Kor 2019 | 09:07 | Nga Ekonomia Online

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti për ditën e sotme parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura dhe reshje shiu që në orët e para të ditës.

Reshjet do të jenë me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive më të përqendruara në Veriperëndim të vendit, deri në orët e mëngjesit.

Gjatë ditës, reshjet do të mbeten të herëpasherëshme me intensitet të ulët.

Era do të fryjë Juglindje-Jugperëndim 1-10m/sek, përgjatë vijës bregdetare era deri në 15m/s. Valëzimi i forcës 2-3.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme