Parashikimi i motit për sot dhe katër ditët e ardhshme

| 20 Qer 2020 | 07:35 | Nga

Gjatë fundjavës në vend do të ketë mot jostabil, diell dhe vranësira që do të përcillen pasdite me rrebeshe shiu dhe bubullima, ka bërë të ditur Prishtina Weather.

Nga e dita e diel ndërkaq do të ketë rënie të temperaturave.

“19.06.2020 – Pas motit më të ngrohtë dhe më stabil që mbretëroj ditën e sotme, në ditët e fundjavës, depërtimi i turbullirave nga Atlantiku me masa më të freskët ajrore, do të sjellin sërish kushte për rrebeshe shiu dhe bubullima. Ndërsa, temperaturat, nga dita e diel do të pësojnë rënie të ndjeshme nën vlera mesatare”, thuhet në njoftim.

Ditëve ndërkaq bëhet e ditur se do të mbajë mot kryesisht me vransira, e kohëpaskohe me reshje shiu. Vende-vende ka mundësi që reshjet të jenë më intenzive, e ditën e martë të shoqëruara edhe me bubullima. Të mërkurën reshjet pritet të pushojnë.

Moti për ditët e ardhshme:

20.06 – Pjesërisht me diell. Pasdite më vonë dhe në mbrëmje priten rrebeshe të shpërndara shiu dhe bubullima.

21.06 – Në mëngjes pjesërisht vranët, në vise të ulëta mundësi për mjegull. Ditën dhe në mbrëmje kryesisht me vransira, rrebeshe shiu dhe bubullima.

22.06 – Kryesisht me vransira, e kohëpaskohe me reshje shiu.

23.06 – Kryesisht vranët, herë herë me shi. Pasdite mundësi edhe për bubullima.

24.06 – Herët në mëngjes riga lokale shiu. Gjatë ditës vransirat do të shpërndahen, e në mbrëmje me kthjellime.

Temperaturat minimalet do të luhaten nga 11C deri 14C, ndërsa maksimalet do të pësojnë rënie nga 24C, të shtunën, në 20C deri 22C, nga dita e diel.

Era do të fryejë e lehtë dhe mesatare nga veriu-veriperëndimi 4-10m/s, me hove deri në 12m/s.

Shtypja atmosferike do të zbres nën vlera normale, e nga dita e martë me tendencë të rritjes mbi këto vlera.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme