Sipas Meteoalb, në Shqipëri në pjesën e parë të ditës parashikohet të ketë kthjellime të herë pas hershme.
Ndërsa në pjesën e dytë të ditës vranësirat do të shtohen në të gjithë territorin shqiptar, por gjatë mbrëmjes do të bëhen më të dukshme në zonat veriore dhe verilindore duke sjellë shira të përkohshëm.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në orët e para të ditës, ndërsa në orët e mesditës do të ketë një rënie me 1 dhe 2 gradë Celsius.
Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 45 km/h në drejtim jugor duke shkaktuar në det dallgëzim 3 ballë.