Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Prishtinë | 08 Pri 2018 | 15:38 | Nga

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar për parashikimin e motit për pesë ditët e ardhshme.

Masat e ngrohta të ajrit me origjinë nga Afrika veriore do të jenë prezent gjatë javës mbi vendin tonë, duke favorizuar kushte për një mot relativisht stabil dhe me temperatura mbi 20C.

“Një situatë stabile e motit do të vazhdoj deri ditën e premte , ku më tej do të ketë zhvillim të vranësirave të cilat pasdite vende-vende mund të sjellin riga shiu të karakterit lokal”, thuhet në njoftimin e IHMK, përcjell Koha.net.

Shtypja atmosferike do ti mbajë vlerat e normales. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 22-24 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja dhe jugperëndimi me shpejtësi maksimale deri 5m/s

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme