Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, njofton se pas vendimit të Gjykatës Supreme, nga nesër hyn në fuqi dhe fillon zbatimi i plotë i Rregullores për Rregullimin e Parkingjeve në kryeqytet.
“Shfrytëzimi i parkingjeve publike të menaxhuara nga ‘Prishtina Parking’ bëhet me pagesë, sipas tarifave zyrtare. Çdo parkim pa pagesë sanksionohet me gjoba dhe masa ndëshkuese, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Prishtina është qytet ku hapësira publike u shërben të gjithëve në mënyrë të barabartë,” tha Rama.