Parlamenti i Shqipërisë shkarkon ministrin e Brendshëm Xhafaj

Prishtinë | 06 Nën 2018 | 11:23 | Nga Ekonomia Online

Parlamenti i Shqipërisë ka votuar paraditen e së martës dekretin e Presidentit për shkarkimin e Fatmir Xhafajt nga posti i ministrit të Brendshëm.

Ai u shkarkua me 75 vota pro. Në vend të Xhafajt, kryeministri Edi Rama ka propozuar Sandër Lleshi, transmeton tch.

Megjithatë, presidenti i shtetit, Ilir Meta, akoma nuk e ka dekretuar. Rama ka thënë se nuk tërhiqet nga emri i Lleshit dhe se do t’i japë kohë Metës, edhe pse afati ka kaluar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme