Partia Demokratike publikon emrat e anëtarëve të rinj të Këshillit Kombëtar

Prishtinë | 18 Kor 2021 | 16:42 | Nga Ekonomia Online

Partia Demokratike ka shpallur këtë të dielë listën fituese të anëtarëve të Këshillit Kombëtar.

Në listë vihet re se nuk është shpallur fituese Edith Harxhi, e cila ishte një prej kandidateve për kryetare të PD, dhe Arben Ristani, ish-Sekretar i Përgjithshëm i PD-së.

Por, pjesë e listës janë emra të njohur si Aldo Bumçi, Agim Baçi, Andi Lila, Asllan Dogjani, Jemin Gjana, Glauk Olldashi, Ahmet Prençi, Robert Budina dhe gazetarja Orjela Nebiaj, e cila nuk mundi që të futej në parlament.

Në listë janë edhe deputetët e zgjedhur të Partisë Demokratike, drejtuesi aktual Lulzim Basha, anëtarët aktualë të kryesisë së partisë si dhe ish- kryeministri Sali Berisha, ish-krerët e PD-së Tritan Shehu, Eduart Selami dhe ish-presidenti Bujar Nishani.

300 anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar të PD-së u zgjodhën nga delegatët e Kuvendit Kombëtar, në një proces që u zhvillua dje në Pallatin e Kongreseve.

Po kështu, 300 anëtarët do të zgjedhin edhe drejtuesin e ri që do të zëvendësojë Bujar Nishanin, si dhe ekipin e ngushtë të Lulzim Bashës për 4 vitet e ardhshme/Telegrafi.

Sipas Statutit, nga 300 emra që janë publikuar sot, minimalisht 90 duhet të jenë gra dhe vajza dhe 45 të tjerë anëtarë të forumit rinor të PD-së.

Ditën e djeshme, u miratuan gjithashtu edhe 11 propozimet e Lulzim Bashës, pa asnjë ndryshim nga Kuvendi Kombëtar./Euronews Albania

Të ngjashme