Anëtarja e koalicionit “Slloboda”, Rada Trajkoviq e nisi fushatën zgjedhore nga vendi ku u vra kryetari i Iniciativës Qytetare SDP, Oliver Ivanoviq në janar të 2018-ës nga ku e akuzoi Serbinë për siç tha “mbrojtjen e kriminelëve”.
Ndaj Trajkoviq reaguan Ksenija Bozhoviq dhe Dushan Milunoviq, anëtarë të Iniciativës Qytetare SDP me porosinë që të mos përdoret emri i Ivanoviqit në fushatë.
“Fushata zgjedhore mund të kishte filluar para institucioneve të ngarkuara për zbardhjen e vrasjes së Ivanoviqit, jo përpara pllakës përkujtimore ku u vra Oliveri’, thuhet në mesazhin e tyre.