Partnerët e koalicionit përplasen për buxhetin e 2017-së

Prishtinë | 15 Tet 2016 | 14:32 | Nga

40 mijë banorë të Komunës së Kamenicës dhe vetë udhëheqja komunale ankohen se nuk do të mund t’i realizojnë kërkesat e qytetarëve për infrastrukturë rrugore, rrjet ujësjellësi, trajtim ujërash të zeza dhe një varg projektesh që janë të lidhura direkt me buxhetin komunal të 2017-s, shkruan sot Koha Ditore.

Kjo ngase për vitin e ardhshëm për investime kapitale janë planifikuar rreth 125 mijë euro, e cila shumë nuk garanton zhvillimin e asnjë vendbanimi lokal, e cila ishte paraparë edhe me planet zhvillimore lokale të hartuara nga qeverisja komunale.

Ndërsa komuna të hyrat buxhetore të cilat i mbledh nga tatimi në pronë dhe detyrimet e tjera zakonisht i alokohen te kategoria e pagave dhe mëditjeve , shpenzime komunale dhe mallra dhe shërbime e jo te kategoria e investimeve kapitale.

Fatmir Matoshi, nënkryetar i komunës e kryetar i Aleancës Kosova e Re (AKR) i cili është në koalicion qeverisës me PDK-në deklaron se buxheti në vlerë prej afro 125 mijë eurosh te investimet kapitale për vitin e ardhshëm nuk do të përmbushë asnjë kërkesë të qytetarëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme