Partnerja e Granit Xhakës, Leonita vazhdon të sjell imazhe nga shtatzënia e dytë

Prishtinë | 25 Jan 2021 | 14:34 | Nga Ekonomia Online

Futbollisti i njohur, Granit Xhaka dhe Leonita Lekaj, së shpejti do të bëhen prindër për herë të dytë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Xhaka përmes një postimi në rrjetin social Instagram, teksa shihej me familjen.

Ndërkaq, partnerja e tij, Leonita është tejet aktive me postime, me të cilat po mban të azhurnuar 183 mijë ndjekësit.

Ajo së fundmi ka ndarë një fotografi, derisa shihej duke pozuar para pasqyrës, teksa në fokus ka vënë barkun e rrumbullakosur.

“Gjeta këtë fustan në dollap të rrobave, derisa nuk mund ta vesh në asnjë vend, ja ku është një foto me të”, ka shkruar ajo në përshkrim.

Përndryshe, Xhaka dhe Lekaj kanë tre vite të martuar, ndërsa ditë më parë festuan gjashtë vjetorin e lidhjes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme