“Pas 19 nëntorit, unë kryetar i Istogut”

Istog | 27 Tet 2017 | 08:14 | Nga

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të Komunës së Istogut, Gani Dreshaj, është shprehur i bindur se më 19 nëntor do t’i fitojë zgjedhjet në këtë komunë.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se qytetarët e Istogut kanë votuar për ndryshim pasi janë lodhur nga qeverisja e keqe e LDK-së. Sipas Dreshajt, Istogu më nuk do të jetë bastion i LDK-së.

Ai ka thënë se për t’u bërë kryetar i Istogut do ta ketë mbështetjen edhe të PDK-së dhe të Vetëvendosjes në këtë qytet. Dreshaj ka premtuar zhvillim ekonomik dhe mijëra vende të reja të punës, duke thënë se gjatë mandatit të tij qeverisës Istogu do të jetë model për komunat e tjera në Republikën e Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme