Pas 44 ditësh në QKUK lirohet për në shtëpi foshnja që ishte në gjendje të rëndë shëndetësore

Prishtinë | 05 Tet 2021 | 11:23 | Nga Ekonomia Online

Pas 44 ditësh është liruar për në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore foshnja e lindur para kohe me probleme shëndetësore e cila po trajtohej në Njësinë Intensive të Klinikës së Neonatologjisë të QKUK-së.

Me rekomandimin e mjekëve përgjegjës, pas 44 ditësh është liruar për në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore.

Foshnja me inicialet B.G. kishte probleme gastrointestinale-mostolerimit në ushqim. Për shkak të vështirësive me frymëmarrje dhe nevojës për asistence respiratore, ishte vendosur në IMV.

Në bazë të manifestimeve klinike, kishte dyshime për fistullë trakeoezofageale, të cilën e vërtetuan më pas ekzaminimet e nevojshme diagnostike-radiologjike.

Pas intervenimit kirurgjik në Kirurgjinë e Fëmijëve, foshnja ishte kthyer për trajtim të mëtutjeshëm në Klinikën e Neonatologjisë, sipas te gjeturave klinike dhe laboratorike, si dhe konsultave me kirurgun e fëmijëve, kirurgun maksilofacial, për shkak të paresës së lindur të nervit facial të anës së majtë, pediatrin-neurolog dhe fiziatrin.

Të ngjashme