Pas aksionit të policisë në veri, Bahtiri apelon qytetarët për qetësi

Prishtinë | 23 Nën 2018 | 09:04 | Nga Ekonomia Online

Pas aksionit të sotëm të Njësisë Speciale të Kosovës, ROSU, në veri të Mitrovicës, kryetari i jugut, Agim Bahtiri, ka bërë thirrje për qetësi te qytetarët, e sidomos te ata që banojnë në pjesën veriore të qytetit.

“Përshëndes aksionin e Policisë së Kosovës të kryer sot në veri. Policia po tregon se është në gjendje gjithmonë t’i kryej detyrat e saj me profesionalizëm të lartë, pavarësisht rrezikut që mund të paraqitet. Apeloj te të gjithë qytetarët e Kosovës, veçanërisht ata që banojnë në veri të vendit, që të qëndrojnë të qetë dhe mos të bien në grackën e provokimeve të qarqeve të ndryshe dashakeqe”, ka shkruar Bahtiri.

https://www.facebook.com/Agim.Bahtirii/photos/a.270853443259175/792220574455790/?type=3&theater

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme