Pas amputimit të këmbës, blogeres Cax ia kishin dhënë tri javë jetë

Prishtinë | 09 Kor 2019 | 10:10 | Nga Ekonomia Online

Mama Cax (29) është blogere mode dhe lifestyle prapa së cilës fshihet një rrëfim tejet inspirues. Kjo vajzë ishte diagnostikuar me kancer kur ishte vetëm 14-vjeçare dhe atëbotë mjekët i kishin parashikuar vetëm edhe tri javë jetë.

Cax kishte mbijetuar, por për shkak të sëmundjes ia kishin amputuar këmbën e djathtë. Nuk kishte lejuar që kjo ta gjunjëzonte. Kishte ngelur pozitive dhe mirënjohëse që kishte mbijetuar.

“E shoh se sa me fat jam dhe se shumë të tjerë nuk mund ta përballojnë shërimin”, thotë Mama për portalin Bored Panda.

Blogerja thekson diskriminimin si problem të madh.

“Në pothuajse të gjitha pjesët e botës ka njerëz që janë të përjashtuar, qoftë në mënyrë politike apo shoqërore. Ndiej që jam në pozitë që mund të ndryshojë diçka dhe që një ditë të mbroj personat me invaliditet”, thotë Mama.

Kështu që Cax ka filluar me një bllok dhe ka profilin në Instagram ku rregullisht shkruan postime të cila shpesh janë inspirim për personat që përballen me çfarëdo vështirësie, shkruan KOHA Ditore.

“Kur kam parë gjithë mirësinë në votë dhe nga njerëzit që më kanë përkrahur në rrugëtimin tim, kjo më ka dhënë fuqi që të mos heq dorë”, thotë Cax, e cila tani dëshiron që t’u ndihmojë të tjerëve.

Atë në Instagram e përcjellin më shumë se 170 mijë persona, dhe përveç që është modele, ka përfunduar edhe fakultetin në New York. Tregon se duhet dashur veten ashtu siç jeni dhe promovoni pozitivitetin.

Sensin e saj për modë e thekson përmes protezës për këmbë, të cilën e ndërron varësisht nga outfiti që vesh.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme