Pas Dafinës, Tayna prish marrëdhëniet edhe me Mozzik

Prishtinë | 25 Gus 2020 | 14:41 | Nga Ekonomia Online

Përgjatë ditëve të fundit është folur se Tayna dhe Dafina nuk gëzojnë më raportet e njëjta si para një viti, ndonëse nuk është dhënë ndonjë arsye.

Ndërkohë, ditën e sotme fansat kanë zbuluar se Tayna nuk e ndjek më Mozzik në Instagram dhe duke qenë se rrjetet sociale thonë shumë ditët e sotme, kjo mund të shkaktojë hapësira për dyshime se gjërat mes tyre s’janë si më parë.

Vetë artistët nuk kanë komentuar një gjë të tillë, dhe për momentin këto mbesin vetëm spekulime.

Të ngjashme