Pas daljes Olta flet për Luizin dhe Kiarën, tregon se kush mund të jenë katër finalistët

Prishtinë | 03 Pri 2023 | 15:51 | Nga Ekonomia Online

Pas largimit nga shtëpia, Olta ka folur në një intervistë për “Fan Club”. Ajo shprehu dëshirën që Big Brother-in ta fitojë Dea Mishel.

E pyetur nëse i dha fitoren Luizit me largimin e saj, ajo ka thënë se Luizi i’a ka “shkatërruar” ashtu siç edhe ja zbukuruar rrugëtimin brenda shtëpisë.

Olta shprehu dëshirën që të kalonin pushimet në çift me Kiarën e Luizin, por bashkëshorti i saj tha se nuk i ka shok. Kjo batutë solli të qeshura mes tyre.

Për të Big Brother mbaroi dhe nuk do e ketë problem të takohet me banorët e t’ia kalojë bukur me ta.

Për sa i përket sjelljes së Efit kundrejt saj, ajo tha se e kupton mërzinë e saj, pasi as nuk e përcolli kur doli nga shtëpia.

Sipas saj finalistët e Big Brother-it do të jenë: Luizi, Dea, Qetsori dhe Kristi.

Të ngjashme