Pas divorcit, Sofia Vergara del publikisht me të dashurin e ri

Prishtinë | 28 Tet 2023 | 20:27 | Nga Ekonomia Online

Sofia Vergara, pak muaj pasi njoftoi ndarjen nga Joe Manganiello, bëri daljen e saj të parë publike me mjekun Justin Saliman.

Aktorja doli mbrëmjen e së premtes për darkë me ortopedin e njohur amerikan, duke zgjedhur për këtë rast të vishte një palë pantallona mahnitëse prej kadife lejla me bel elastik, një korse të zezë dantelle dhe sandale të zeza të larta për këtë rast. Ajo e kompletoi look-un me një clutch të rëndë në ngjyrë burgundy dhe buzëkuq të ngjashëm.

Vergara dhe Saliman u panë në Beverly Hills, ku kamera e Page 6 i pa edhe në makinën e tij.

Po kush është zotëria simpatik që duket se është në një lidhje me aktoren e njohur? Saliman është një mjek i mjekësisë sportive, i arsimuar në Stanford dhe në Universitetin e Kolorados. Ai vjen nga i njëjti shtet dhe ka punuar në pjesë të ndryshme të Amerikës, duke mbikëqyrur ekipe të njohura sportive të futbollit amerikan. Saliman është i specializuar në kirurgjinë e gjurit dhe për këtë arsye është shumë i popullarizuar, jo vetëm në Kaliforni, por në të gjithë Bregun Perëndimor të SHBA. Ai është i divorcuar dhe ka dy fëmijë me aktoren Bree Turner.

Muajin e kaluar, Sofia Vergara foli me ET dhe tregoi se po hapte një kapitull të ri në jetën e saj.

“Ishte një kohë interesante për mua. Shumë ndryshime, shumë të mira dhe të çmendura dhe shumë gjëra të këqija. Por kjo është ajo që e bën jetën argëtuese dhe interesante”, kishte thënë aktorja.

Të ngjashme