Pas grabitjes spektakolare në Rinas, vjen reagimi i Edi Ramës

Prishtinë | 10 Pri 2019 | 18:25 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas megagrabitjes të ndodhur dje në aeroportin e Rinasit. Përmes një postimi në ‘Twitter’, Rama shprehet se kompania kineze që bleu aeroportin nga e mëparshmja ka dështuar njësoj në garantimin e sigurisë. Kreu i Qeverisë ndër të tjera, shprehet se aeroporti do të jetë nën kontrollin e shtetit shqiptar.

“Kompania kineze që bleu aeroportin nga e mëparshmja, dështoi po njësoj në garantimin e sigurisë. Shteti shqiptar s’do pranojë asnjë justifikim nga kompania dhe do marrë kontrollin e perimetrit të jashtëm e të sigurisë së brendshme.Respekt për policinë që sulmohet veshëgjatësisht.”-shkruan Rama.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme