Pas Kurtit edhe Osmani iu bën thirrje serbëve të mos bien pre e propagandës nga Serbia

Prishtinë | 05 Nën 2022 | 18:56 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas vendimit të serbëve lokal të Veriut të Kosovës për t’i bojkotuar institucionet e Kosovës. Ku u ka bërë thirrje “thirrje serbëve të Kosovës të mos bien pre e propagandës nga Serbia për interesat e saj destablizuese ndaj Kosovës dhe rajonit”.

Tutje Osmani ka treguar se Serbia e ka për synim destabilizimin e Veriut të Kosovës dhe kjo është arsye sipas saj që ajo i ka detyruar përfaqësuesit e zgjedhur dhe të emëruar të serbëve të Kosovës të tërhiqen, nga pozitat e tyre në institucionet e Republikës së Kosovës.

“Kosova është e përkushtuar për paqe dhe stabilitet, si dhe mbetet e pozicionuar qartë në rrugën e saj euroatlantike. Veprimet e institucioneve për barazi të të gjithëve para ligjit janë në përputhje me standardet më të larta dhe vlerat evropiane. E ardhmja e Kosovës është në BE dhe në NATO dhe askush nuk do të mund ta ndalojë këtë rrugë”, ka treguar ajo.

Ajo ka përfunduar duke thënë se Beogradi është ai i cili po tenton ta destabilizojë Ballkanin pasi është është vegla Rusisë në këtë pjesë të Ballkanit.

Më herët edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kërkoi nga serbët në Kosovë që të mos bien pre e manipulimeve të pushtetarëve serbë dhe të mos braktisin institucionet e Kosovës.

Të shtunën, serbët vendosin të largohen nga institucionet e vendit si shenjë proteste ndaj vendimit të Qeverisë për shkallëzim të sanksioneve ndaj atyre që refuzojnë t’i konvertojnë targat ilegale të lëshuara nga Serbia, në targa RKS.

Në shkrimin në Facebook, Kurti ka bërë të ditur se nga 1 nëntori deri tash janë dhënë 843 qortime, si masë e parë e paraparë në vendimin e Qeverisë. Ai ka thënë se s’ka pasur asnjë incident a ankesë.

“Unë nuk jam kryeministër kundër juve, por Beogradi është kundër meje”, është shprehur Kurti. 

Të ngjashme