Pas lirimit nga paraburgimi Fjolla Morina rrëmben vëmendje me dukjen elegante në një nga paraqitjet e fundit

Prishtinë | 28 Sht 2021 | 13:14 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja e njohur e skenës shqiptare, Fjolla Morina, prej disa ditësh është liruar nga paraburgimi.

Ajo ditën e djeshme (e hënë) ka bërë paraqitjen e saj në rrjete sociale pas një kohe të gjatë në një njoftim për të bijën, me fillimin e vitit të ri shkollor.

Derisa u komentua mjaft shumë edhe për fotografitë që ka fshirë me bashkëshortin e saj, Fisnik Sylën, e njëjta tanimë ka sjell një tjetër imazh.

Artistja është rikthyer me një pozë të re me të cilën mori vëmendje me kostumin elegant të bardhë.

Të shumta kanë qenë reagimet në hapësirën për komente, fansat e miqtë e së cilës e komplimentuan për ‘look’-un.

35-vjeçarja ndërkohë u shpall në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, pasi mbi të rëndon akuza për trafikim të armëve dhe municionit në Shqipëri.

Arrestimi i parë i Morinës u bë në shtator të vitit të kaluar, në pikën e kalimit kufitar Morinë, ku iu gjet një armë zjarri pistoletë tip “Zoraki” me 23 fishekë. /

Të ngjashme