Ish-komandanti i UÇK-së, Sylejman Selimi, pasi është liruar me kusht gjatë ditës së sotme është rikthyer tek familja e tij.
Në një fotografi të postuar në rrjetet sociale, Selimi duket se po e feston lirimin e tij me bashkëshorten Kimeten dhe tre fëmijët e tyre – pranë të cilëve edhe shihet duke e prerë një ëmbëlsirë që mban emblemën e UÇK-së.
Sylejman Selimi do të jetë nën mbikëqyrje të Shërbimit Sprovues të Kosovës deri më 30.10. 2020.
Ai ishte arrestuar në maj të vitit 2013 dhe ishte shpallur fajtor për një vepër penale të krimeve të luftës kundër popullatës civile nga Gjykata Themelore në Mitrovicë më 27 maj 2015 duke u dënuar më 6 vjet burg.
Ndërsa, më 7 qershor 2018 është mbajtur rigjykimi për “Drenica 2”, më 11 qershor është mbajtur për “Drenica 1”.