Ekonomia Online
FUNDIT

Pas martesës me Duan, Callum Turner rikthehet në xhirime

Pas martesës me Duan, Callum Turner rikthehet në xhirime

Aktori britanik Callum Turner është rikthyer në punë pas festimeve disa-ditore të dasmës me Dua Lipën në Sicili dhe muajit të mjaltit në Itali. 36-vjeçari është parë duke xhiruar në New Jersey për filmin e ardhshëm “Possession”, ku luan së bashku me aktoren Margaret Qualley. Turner u shfaq me pantallona të zeza dhe një bluzë […]

Aktori britanik Callum Turner është rikthyer në punë pas festimeve disa-ditore të dasmës me Dua Lipën në Sicili dhe muajit të mjaltit në Itali.

36-vjeçari është parë duke xhiruar në New Jersey për filmin e ardhshëm “Possession”, ku luan së bashku me aktoren Margaret Qualley.

Turner u shfaq me pantallona të zeza dhe një bluzë gri me njolla gjaku artificial, ndërsa Qualley ishte veshur me një fustan të gjatë ngjyrë vjollcë. Dyshja u panë duke realizuar skena dramatike gjatë xhirimeve.

Filmi është një ribërje e klasikut horror të vitit 1981 dhe drejtohet nga Parker Finn, krijuesi i serisë “Smile”, ndërsa pritet të publikohet vitin e ardhshëm.

Të ngjashme