Pas masakrës së tmerrshme, qytetarët e Zelandës së Re i dorëzojnë armët

Prishtinë | 19 Mar 2019 | 12:26 | Nga Ekonomia Online

Qytetarët e Zelandës së Re kanë nisur dorëzimin e armëve gjysmë-automatike, të cilat do të shkatërrohen, si pjesë e ligjeve të reja për kontrollin e armëve që pritet të prezantohen.

Kryeministrja Jacinda Ardern premtoi ndryshime në legjislacion, pasi australiani Brenton Tarrant, 28 vjeç, qëlloi dhe vrau 50 njerëz në dy xhami në Christchurch, Zelandë të Re, 

Ish-kandidati i Partisë së Gjelbër, John Hart, ishte njëri nga shumë ata që dorëzuan armët gjysmë-automatike në polici këtë javë.

“Deri më sot isha njëri nga zelandasit që kishte pushkë gjysmë-automatike. Në fermë ato janë shumë të dobishme në disa rrethana, por komoditeti im nuk e tejkalon rrezikun e keqpërdorimit”, shkroi ai në Twitter.

“Nuk na duhen këto në vendin tonë. Duhet të sigurohemi që mos t’i përdorim më kurrë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme