Pas përjashtimit nga BBVA, Kejvina Kthella nis pushimet në Indonezi

Prishtinë | 25 Shk 2023 | 14:27 | Nga Ekonomia Online

Kejvina Kthella këtë kohë ka qenë në vëmendje të publikut për shkak të skandalit në Big Brother VIP Albania.

Ajo u eliminua nga shtëpia e famshme e Shqipërisë pasi goditi me shuplakë banorin Luiz Ejlli.

Kjo u konsiderua si diçka e papranueshme për një format të tillë televiziv dhe për këtë u përjashtua nga programi.

Sidoqoftë, ajo së fundmi bëri disa postime në rrjete sociale duke pranuar gabimin dhe duke i kërkuar falje këngëtarit shkodran.

Biondja tani po vazhdon jetën dhe këto ditë ka nisur pushimet në Bali të Indonezisë.

E njëjta ka shpërndarë disa fotografi në InstaStory, me anë të të cilave tregon se po kalon një kohë të mirë.

Veç tjerash, Kejvina u shpreh se pavarësisht rrethanave është e lumtur që u bë pjesë e një ‘reality show’ të tillë.

Të ngjashme