Pas përpjekjes për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, Delawie takon Thaçin

Prishtinë | 22 Dhj 2017 | 19:00 | Nga

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie është duke zhvilluar një takim me presidentin e vendit, Hashim Thaçi, në orët e mbrëmjes.

Burime të ndryshme tregojnë takimi ka të bëjë me iniciativën e 43 deputetëve për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme për të shfuqizuar Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrat e Prokurorit.

Më herët, ambasadori i Shteteve të Bashkuara kritikoi ashpër idenë për të ndryshuar Ligjin e Gjykatës Speciale. Në një postim në Twitter, Delawie tha se kjo mund të izolojë globalisht Kosovën.

“Ide e tmerrshme. Mos e ktheni orën mbrapa”, shkroi Delawie.

Vetëm pak minuta më vonë, ai shkroi një postim, me një gjuhë edhe më të ashpër: “Ne nuk kemi investuar aq shumë në përpjekjen e suksesit të Kosovës për ta parë atë të shkatërrojë të ardhmen duke e shfuqizuar ligjin e Gjykatës Speciale”, shkruan ambasadori Delawie në Twitter.

Të ngjashme