Pas rezultateve të PISA-s, Bajrami kërkon ndihmën e Finlandës

Prishtinë | 14 Dhj 2016 | 14:17 | Nga

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Arsim Bajrami, ka pritur në takim ambasadoren e Finlandës Anne Huhtamaki, me të cilën bisedoi lidhur me vlerësimin e PISA-s 2015, njëherësh kërkoi mbështetjen me ekspert arsimor të këtij vendi që të sanohet , përkatësisht përmirësohet performance e mësimdhënësve dhe shkollave, si dhe cilësia në arsim përgjithësisht.

Ministri Bajrami , ka falënderuar ambasadoren e Finlandës, Anne Huhtamaki për gjithë mbështetjen që ky shtet i ka bërë zhvillimit të reformave në arsimin e Kosovës, njëherësh shprehu shqetësimet e tija për rezultatet jo të mira të vlerësimit ndërkombëtar PISA 2015 , për çka tha se na obligon dhe mobilizon që të reflektojmë se çfarë duhet të bëjmë më tutje , çfarë duhet të ndryshojmë që te kemi një arsim cilësorë çfarë e dëshirojmë dhe që meriton rinia jonë.

“ Ne kemi nevojë ende që ju si një nga vendet me arsim më të zhvilluar në botë , të na ofroni ekspertizën tuaj profesionale që të përmirësojmë performancën , veçanërisht në Arsimin Parauniversitar” tha ministri Bajrami.

Nga ana e sajë Ambasadorja Anne Huhtamaki tha se nga perspektiva e Finlandës, është jashtëzakonisht e rëndësishme pjesëmarrja e Kosovës në vlerësimin PISA 2015, por theksoi e ky rezultat nuk duhet të ju dekurajojë dhe se gjendja mund dhe duhet të përmirësohet , ndërsa shprehu gatishmërinë që vendi i saj ta ndihmojë Kosovën me ekspert arsimorë në fusha të caktuara .

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme