Ekonomia Online
FUNDIT

Pas shfuqizimit të vendimit për pronat në Badoc, PDK shkëput koalicionin me Përparim Ramën në Prishtinë

Pas shfuqizimit të vendimit për pronat në Badoc, PDK shkëput koalicionin me Përparim Ramën në Prishtinë

Kryetari i Degës së PDK-së në Prishtinë, Uran Ismaili, ka njoftuar shkëputjen e koalicionit qeverisës me LDK-në në Prishtinë. Vendimi u bë publik pak minuta pasi përfundoi mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Prishtinës, ku PDK-ja mundësoi kuorumin dhe votoi pro shfuqizimit të vendimit për këmbimin e dëmshëm të pronave në Badoc. Pas këtij […]

Kryetari i Degës së PDK-së në Prishtinë, Uran Ismaili, ka njoftuar shkëputjen e koalicionit qeverisës me LDK-në në Prishtinë.

Vendimi u bë publik pak minuta pasi përfundoi mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Prishtinës, ku PDK-ja mundësoi kuorumin dhe votoi pro shfuqizimit të vendimit për këmbimin e dëmshëm të pronave në Badoc.

Pas këtij votimi, Ismaili njoftoi se i ka dërguar shkresë zyrtare Përparim Ramës për shkëputjen e koalicionit ndërmjet PDK-së dhe LDK-së në Prishtinë. Ai tregoi që të gjithë drejtorët e drejtorive komunale dhe aksionerët e PDK-së në ndërmarrje publike kanë dhënë dorëheqjet e tyre.

“Për dy vjet shërbim, ekipi i PDK-së solli një dinamikë të re në Kryeqytet dhe ka bërë punë të jashtëzakonshme në secilin dikaster. Nën udhëheqjen e shkëlqyer të Nënkryetares Sahatçiu, drejtoritë e udhëhequra nga PDK janë vlerësuar si drejtoritë me performancën më të mirë, brenda dhe jashtë. Gjallërinë, sinqeritetin, pozitivitetin dhe dinamikën që e kishim në fushatën tonë “Prishtina na Bashkon” e kemi përçuar edhe në qeverisjen e Kryeqytetit dhe qytetarët janë dëshmitarët më të mirë për këtë gjë”, ka shkruar Uran Ismaili.

“Ne nuk do të jemi pjesë e një qeverisjeje që dëmton interesin publik, ku mungon komunikimi, ku puna e mirë nuk vlerësohet dhe meritokracia përbuzet. Duke mos dashur asnjëherë që Prishtina të bllokohet, jemi tërhequr nga të gjitha pozitat për të hapur rrugë për krijimin e një shumice të re në Kryeqytet”.

LEXO EDHE:

Të ngjashme