Pas tragjedisë në Etiopi, shtetet ndalojnë fluturimet me Boeing 737

Prishtinë | 12 Mar 2019 | 16:09 | Nga Ekonomia Online

Autoritetet e Aviacionit Civil në Britani, Singapor, Kinë, Malajzi dhe Australi kanë ndaluar fluturimet me Boeing 737 Max, si masë parandaluese e sigurië.

Ky vendim vjen pasi një aeroplan i linjes ajrore të Etiopisë u përplas ditën e diel, duke lënë të vdekur 157 persona.

Ky është aksidenti fatal i dytë brenda një periudhe më të shkurtër se pesë muaj, në të cilin ishte i përfshirë modeli i aeroplanit Boeing 737 Max 8.

Boeing ka insistuar se kanë “besim të plotë në sigurinë e Max”.

Nga kjo kompani kanë njoftuar se do të vazhdojnë angazhimin me autoritetet e avoacionit që kanë suspenduar përdorimin e aeroplanëve.

Zyrtarë nga SHBA-të gjithashtu kanë deklaruar se aeroplanët në fjalë janë ende të sigurt për fluturime.

Image result for boeing 737 max 8

Çka duhet të dini për Boeing 737 Max?

Flota e avionëve Boeing 737 Max është modeli më i fundit dhe i suksesshëm i linjës 737. Në këtë grup përfshihen modelet Max 7, 8, 9 dhe 10.

Në fund të muajit janar, Boeing ka dërguar 350 aeroplanë të modelit MAX 8 nga 5,011 porosi në total. Gjithashtu një numër i vogël i modelit Max 9 janë aktualisht duke operuar.

Modelet Max 7 dhe 10, që ende nuk janë dorëzuar, pritet të nisin operimet vitet e ardhshme.

Max 8 i cili u përplas të dielën ishte një nga 30 dërgesat që ishin pjesë e zgjerimit të linjës ajrore të Etiopisë. Ky aeroplan iu nënshtrua një kontrolli teknik rigoroz më 4 shkurt, kanë bërë të ditur nga kompania ajrore.

Kjo vjen pas përplasjes së aeroplanit të linjës ajrore “Lion Air” në Indonezi në tetor të vitit të kaluar. Hetuesit patën deklaruar se pilotët kanë hasur në probleme me sistemin automatik i dizajnuar të ndalojë aeroplanin nga zvarritja – një performancë e re në aeroplan.

Ende nuk dihet nëse sistemi kundër zvarritjes ishte shkaktar i aksidentit të së dielës.

Ekspertët e aviacionit kanë thënë se çështjet teknike ose gabimet njerëzore nuk mund të mos merren parasysh.

Të ngjashme