Pas xhamave të xhipave, gjithçka po duket lule

Prishtinë | 21 Sht 2023 | 18:29 | Nga Agron Demi

Me siguri ata xhamat e kaltër të ndërtesës së Qeverisë, e xhamat e zi të veturave zyrtare, e kanë edhe një shtresë e cila pushtetarët i mbron nga realiteti. Kushdo që shikon prej mbrapa atyre xhamave, i duket gjithçka lule.

Përndryshe, qysh shpjegohet fakti që i njëjti politikan e interpreton të njejtin problem në arsim, shëndetës, bujqësi, ekonomi…ndryshe në opozitë e ndryshe prej pozitës së pushtetit? Stagnim total, e besa edhe jemi tu ba hapa mbrapa si shtet.

Kjo qeveri e ka humbë rrugën në oborr, ose më mirë me thanë nuk është kah e gjenë rrugën tash e tri vjet në pushtet. Efekti “Dunning-Kruger” tek kjo qeveri është kah bën kërdinë.

Të ngjashme