Pasi Bora i tha “Po” propozimit për martesë, Donald Veshaj flet për marrëdhënien që ka me djalin e moderatores

Prishtinë | 25 Dhj 2023 | 19:10 | Nga Ekonomia Online

Disa ditë më parë Bora Zemani i tha “Po” propozimit për martesë të Donald Veshaj në premierën e filmit të tyre “5 Herë JO”, ku i pranishëm ishte dhe djali i moderatores nga lidhja e përshme me Vin Velin, Arbori.

Së fundmi gjatë një interviste aktori ka folur për herë të parë për lidhjem me të voglin e Borës.

Donaldi tregoi se ka një marrëdhënie shumë të mirë me Arborin të cilin e konsideron si shokun e tij më të mirë.

“Ai jeton me ne, unë jetoj me të dhe ai është shoku im më i mirë. Madje për mua dhe për ne ishte një moment shumë më i veçantë që ai ishte aty dhe ne do ta kemi si kujtim të tre bashkë. Sikur na e solli Zoti që të vinte aty në atë moment”– tha ai.

Të ngjashme