Një numër i madh i veturave të kompanisë “Pastrimi” kanë bllokuar rrugët te Qeveria e Kosovës për të protestuar për mospërfshirjen në Pakon Emergjente nga Qeveria, raporton Ekonomia Online.
Kryeshefi i kompanisë Pastrimi, Burim Kelmendi, deklaroi se nëse Qeveria nuk ndërmerr hapa, atëherë rrezikohet mbyllja e kompanisë dhe humbja e vendeve të punës.
Me tej, ai bëri të ditur se dëmi i shkaktuar nga pandemie është 1 milion euro, përfshirë edhe borxhin e qytetarëve.
Kelmendi theksoi se protesta u përmbahet rekomandimeve të IKShP-së, derisa njoftoi se protesta e paraparë të mbahet deri në orën 12:00 do të ndërpritet në orën 10:30.
“Protesta është e mirë e organizuar, vazhdimisht na është refuzuar kërkesa për protestë. Derisa dje kanë mbajt prova për protestë e pamë të arsyeshme por duke e mbajt sigurinë për qytetarët për të protestuar”.
“Këta shërbejnë çdo ditë. Jemi më bashkëpunim me policinë, do të ndalemi në orën 10:30 për mos t’i mbajtur policët e as punëtorët për shkak të rrezikut dhe muajit të shenjtë të Ramazanit”.
“…është protestë për t’i simbolizuar Qeverinë, ne rrezikojmë për mos me jep pagën e punëtorëve. Qytetarët nuk kanë paguar, mbyllja e shkollave, e kontratave gjitha janë humbje. Jemi në moment që nuk mundemi me i siguruar pagat. Dëmi i shkaktuar gjatë këtyre muajve është 1 milion euro”, tha ai.