Në fshatrat Krushë e Madhe, Xërxe dhe Ratkoc të Komunës së Rahovecit, është bërë pastrimi dhe fshirja e rrugëve kryesore e këtyre tri fshatrave. Pastrimi dhe fshirja e rrugëve në këto fshatra është bërë nga kompania “Eko-Regjioni”, njësia në Rahovec. Sipas kontratës të cilën ka Komuna e Rahovecit me “Eko-Regjioni”, pastrimi i rrugëve në qytetin […]
Pastrohen rrugët kryesore të fshatrave Krushë e Madhe, Xërxe dhe Ratkoc

Në fshatrat Krushë e Madhe, Xërxe dhe Ratkoc të Komunës së Rahovecit, është bërë pastrimi dhe fshirja e rrugëve kryesore e këtyre tri fshatrave. Pastrimi dhe fshirja e rrugëve në këto fshatra është bërë nga kompania “Eko-Regjioni”, njësia në Rahovec.
Sipas kontratës të cilën ka Komuna e Rahovecit me “Eko-Regjioni”, pastrimi i rrugëve në qytetin e Rahovecit bëhet çdo ditë ndërsa në fshatrat pastrim i rrugëve bëhet njëherë në muaj.












