Pavarësisht Coronavirusit, Kuvendi i Shqipërisë do vazhdojë punën normalisht

Prishtinë | 09 Mar 2020 | 12:11 | Nga Ekonomia Online

Pavarësisht konfirmimit të dy rasteve të para me koronavirus në Shqipëri dhe marrjen e masave të para nga ana e qeverisë, mësohet se puna e Kuvendit të Shqipërisë nuk do të pezullohet.Në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla deklaroi se Kuvendi do të vazhdojë normalisht punën.

“Të zbatojmë pikë për pikë rekomandimet dhe urdhrat e specialistëve të Ministrisë së Shëndetësisë. Nuk ka vend për panik, prandaj vazhdoni punën në komisione dhe seancë plenare”, ishte porosia e tij, raporton Tch,

Në mbledhje u miratua gjithashtu edhe rregullorja e Grupit Parlamentar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme