PD: Erion Veliaj të japë llogari për zjarret në çerdhe

Prishtinë | 22 Gus 2018 | 16:52 | Nga

Partia Demokratike e Shqipërisë ka reaguar lidhur me zjarret në dy çerdhe të Tiranës. Zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa thotë se Erion Veliaj duhet të japë llogari dhe të nisë me urgjencë kontrollin për sigurinë në çerdhe dhe kopshte.

“Tre vjet më parë, Erion Veliaj, doli 31 ditë rresht në ekrane, duke inauguruar te ashtuquajturin rikonstruksion falas të 31 çerdheve të Tiranës. Por përveç propagandës me ngjyra, Erion Veliaj nuk përmendi asnjëherë masat e marra për sigurinë në kopshte dhe çerdhe, për të cilat bashkia që ai drejton është përgjegjese direkte. Qytetarët duan të dinë pse nuk reagon Erion Veliaj për dy rastet skandaloze të rënies së zjarrit në çerdhet e Tiranës, por vazhdon me propagandën bajate, sikur të mos ketë ndodhur asgjë. Në vend që të japë llogari për shqetësimin e prindërve dhe në vend që të nisë me urgjencë kontrollin e sigurisë dhe të standardeve në çerdhe dhe kopshte, Erion Veliaj fshihet pas përhapjes së lajmeve për zjarrvënie të qëllimshme”, thotë Zhupa, raporton Tch, transmeton Klan Kosova.
Policia, vijoi ajo, duhet të sqarojë menjëherë nëse shpërthimi i zjarrit dhe bombolës së gazit në dy çerdhe të Tiranës ishte i qëllimshëm, ose prokuroria të marrë në përgjegjësi penale Veliajn dhe ata që hapin lajme të rreme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme