Dega e PDK-së në Mitrovicë ka thënë se kryetarit të Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, nuk i ka mbetur asgjë tjetër pos të lavdërohet me projektet që ishin përgatitur dhe kishin nisur në kohën e Avni Kastratit.
Sipas tyre, i tillë është edhe projekti për sheshin e qytetit që kishte nisur në vitin 2011.
“Përveç zyrtarëve komunalë, në përgatitjen e atij projekti ishin kyqur edhe ekspertë të Komisionit Evropian, në mënyrë që të hartohej një projekt sa më modern për qytetin e Mitrovicës. Për projektin që ishte siguruar edhe financimi nga BE-ja, ekzistojnë fotografi që dëshmojnë ecurinë e gjithë procesit”, thuhet në komunikatë.
Bashkë me komunikatën është përcjellur edhe një video ku thuhet se dëshmohet se ky projekt është i Avni Kastratit.