Kryesia e Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Podujevë vlerëson se lajmet të cilat janë publikuar ditëve të fundit në disa nga portalet dhe mediet e Kosovës, për kandidatët e mundshëm të Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të komunës në Podujevë, janë të pavërteta dhe spekulative.
Kryesia e Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Podujevë përmes një komunikate për media ka thanë se janë në vlugun e aktiviteteve te konsolidimit dhe organizimit të për të dalë fituese në zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen vitin e ardhshëm.
Dega e PDK-së në Podujevë thotë se beson se këtë fakt qytetari i komunës së Podujevës do ta vlerësojë dhe do ta mbështes me votën e tij në zgjedhjet e ardhshme.
“Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Podujevë ende nuk e ka diskutuar emrin e kandidatit të saj për kryetar të komunës. Këtë do ta bëjë në kohën e duhur dhe opinionin ne komunën tonë, por edhe ai kosovar, do të jetë i informuar për këtë”.
“Të gjithë emrat e përveçëm që po lakohen në portale dhe media te ndryshme, janë të respektuar dhe të vlerësuar nga kryesia e degës së PDK-së, por deri sot, përzgjedhja e kandidatit për kryetar të komunës nga radhët e PDK-së, asnjëherë nuk është shtruar për diskutim nga strukturat drejtuese të kësaj dege”.
“Ne do të jemi të hapur dhe transparent me opinionin dhe mediet, në gjithë procesin e diskutimeve dhe të përzgjedhjes së kandidati tonë për kryetar të komunës, por kërkojmë që të ndërpriten spekulimet dhe thirrja në burime anonime dhe tendencioze”, thuhet ndër të tjera në komunikatën për medie.