Opozita fajëson MSh-në për çmimin e barnave – Marrëveshja me UNOPS-in në dëm të qytetarëve

Prishtinë | 09 Pri 2022 | 08:02 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Dy partitë opozitare në vend Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e kanë kritikuar Ministrinë e Shëndetësisë për siç thonë ata të kontratës së dyshimtë me UNOPS-in. Krahas kësaj, ata shqetësuese e shohin edhe largimin e mjekëve nga Kosova, për të cilën e fajësojnë Qeverinë për mos shtyrje të Ligjit të Pagave, raporton Ekonomia Online.

PDK dhe AAK, thonë se kohëve të fundit pacientët po përballen me rritje të çmimit të barnave, duke ia vënë fajin pikërisht kontratës ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe UNOPS-it.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, ka thënë se shqetësuese mbetet ende marrëveshja me UNOPS, ndonëse thotë se janë humbur miliona euro dhe Qeveria i paguan 7.38 për qind vetëm për procedurat e prokurimit.

“Kemi pasur rritje të çmimit të blerjes nga UNOPS dhe Ministria e Shëndetësisë në vitin e kaluar dhe që po vazhdon me trendin e njëjtë edhe këtë vit ku një kontratë e dyshimtë e ministrisë së shëndetësisë me UNOPS janë humbur miliona euro dhe ku qeveria paguan 7.38 për qind vetëm për procedurat e prokurimit që është mjaft shqetësuese”, tha Haxhiu.

Krahas rritjes së çmimeve të barnave, shqetësuese Haxhiu thotë se është edhe largimi i mjekëve nga Kosova. Ai ka kërkuar nga Qeveria Kurti që të angazhohet për rritjen e pagave për mjekët.

Sipas tij, rreziku më i madh është se Kosova po mbetet pa profesionistë shëndetësor.

“Brenga më e madhe është se numri i madh i mjekëve janë duke u larguar nga Kosova. Edhe në seancë kam apeluar që qeveria të angazhohet në rritjen e pagave për profesionistë shëndetësor dhe përmirësimin e kushteve të punës së tyre por edhe përmirësimin e trajtimit të pacientëve. Vërtetë do të rrezikohemi që të mbesim pa një pjesë të madhe të profesionistëve shëndetësor në Kosovë e që kemi shumë nevojë për ta”, tha ai.

E deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Shemsedin Dreshaj njëherësh infektolog, ka thënë se Ministria e Shëndetësisë ka dështuar sa i përket menaxhimit të pandemisë, shkaku i mungesës së strategjisë.

“Sa i përket pandemisë Ministria e Shëndetësisë ka dështuar disa herë dhe është mungesë e strategjisë së mirëfilltë e cila nuk është implementuar si duhet dhe realisht për shkak se kemi numër të vogël të pacientëve që janë duke u vaksinuar. Ende nuk ka kaluar komplet pandemia për shkak se për çdo ditë evidentojmë raste të reja të sëmundjes. Pandemia ka një rënie në numra por realisht ne duhet të sillemi sikur pandemia është në flugun e saj me masa parandaluese”, tha Dreshaj.

Dreshaj thotë se trendi i ikjes së mjekëve është evidentuar në tërë rajonin duke përfshirë edhe Kosovën sepse një pjesë e tyre brenda 6 vjetëve do të pensionohen.

“Fatkeqësisht kjo është një dukuri që është duke u evidentuar në tërë rajonin. Është dukuri shumë brengosëse migrimi në veçanti i mjekëve për shkak se kryesisht ikë cilësia nga vendi. Kjo është rrezik që të mbesim pa mjekë për shkak se një numër i tyre janë në moshë të shtyer dhe potencialisht brenda 6 viteve një pjesë e tyre do të pensionohen. Kapacitet vjetore të diplomuarve në fakultetin e mjekësisë janë 100 mjekë për vit. Listat e pritjes dhe numri i mjekëve që janë duke ndjekur kurse në gjuhën gjermane është për tu brengosur për të ardhmen e vendit”, tha ai.

Të ngjashme