Hamza: Më 7 qershor votoni numrin 125 për t’i thënë STOP krizës dhe për ta ndryshuar Kosovën

Prishtinë | 28 Maj 2026 | 21:28 | Nga Ekonomia Online

Partia Demokratike e Kosovës ka hapur zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 7 qershorit, ku kryetari dhe kandidati për kryeministër i kësaj partie, Bedri Hamza ka prezantuar programin e tij qeverisës.

Hamza, në një tubim madhështor në Ferizaj, u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i thonë STOP krizës dhe ta votojnë numrin 125 – Partinë Demokratike të Kosovës.

“Më 7 qershor, ju do të vendosni: A do të vazhdojmë me krizë? Apo do ta ndryshojmë Kosovën? Unë besoj që Kosova është gati. Gati për stabilitet. Gati për kompetencë. Gati për zhvillim.

Gati për rezultate. Dhe unë besoj që bashkë, do ta ndalim krizën. Bashkë, do ta ndryshojmë Kosovën. STOP krizës. Ndrysho Kosovën. Voto PDK 125”, tha ai.

Hamza prezantoi pesë zotimet kryesore të programit të PDK-së: çmime e tatime më të ulëta, paga e pensione më të larta dhe mbështetje për bizneset; investime në energji, infrastrukturë dhe teknologji të reja; shëndetësi cilësore, me shërbime më të shpejta dhe të qasshme për çdo qytetar; arsim konkurrues, aftësi për të ardhmen dhe mundësi për të rinjtë; si dhe drejtësi e pavarur, e paanshme dhe efikase.

“Qeveria jonë do të jetë qeveri e punës. Qeveri e zhvillimit. Qeveri e dinjitetit për qytetarët. Ne do t’i ulim çmimet. Do ta heqim TVSH-në për produktet esenciale. Qytetarët duhet të kenë më shumë para në xhepin e tyre, jo më shumë barrë mbi shpinë. Ne do t’i rrisim pagat dhe pensionet. 50% rritje për sektorin publik. 50% rritje për pensionet dhe ndihmat sociale. Asnjë ndihmë sociale nën 250 euro. Sepse askush në Kosovë nuk duhet të jetojë pa dinjitet”, premtoi kryetari i PDK-së.

Të ngjashme