Partia Demokratike e Kosovës përmes një komunikate për media tha se dega në Prizren, reagon ndaj shkeljeve procedurale dhe presionit nga ana e personave të paautorizuar, sot në seancën konstituive të Kuvendit të Prizrenit.
FIllimisht, ndërhyrja e kuvendarëve Artan Abrashi dhe Haziz Hodaj, duke marrur fjalën në mënyrë të njëanshme dhe arbitrare është shkelje e rregullores së punës së Kuvendit, njëherit fyerje për institucionin dhe qytetarët e Prizrenit, meqë haptazi tregohet tentimi për shkelje të Ligjit për VetëQeverisje Lokale dhe Statutit të Komunës. Të lartëpërmendurit duhet t’a kenë të qartë që kjo seancë është solemne dhe këta tregojnë nivelin e tyre destruktiv dhe aspak në përputhje me normat ligjore dhe politike.
Qytetarët e Prizrenit, në bazë të asaj që sot është parë në Kuvend, nuk e dijnë se kush do të jetë kryetar i komunës, meqë Kryetari ilegjitim Mutaher Haskuka, i ardhur në atë pozitë përmes formave manipuluese dhe keqpërdorimeve në procesin zgjedhor nga Klika e Molotovit dhe VV(Vjedhësit e Votave), gjatë gjithë kohës është parë duke marrur instruksione dhe duke dhënë llogari para eprorit të tij Zafir Berisha, i cili ishte vetëm në cilësinë e mysafirit, e jo të ndonjë eksperti të fushës dhe kësisoji Haskuka defakto do të jetë “kryetar kukëll” i komunës së Prizrenit.
Ne u bëjmë me dije kuvendarëve të VV-së dhe Haziz Hodajt që mysafirët e ftuar në këtë seancë nuk janë kompetent për të dhënë vlersim dhe interpretim juridik në lidhje me procedurat dhe rregulloret që duhet t’i ndjek Kuvendi Komunal.
PDK në Prizren, ua rikujton Haziz Hodajt, se për zëvendësimin e Kryesuesit të seancës, nuk mund të veproj në formë arbitrare nga një grup i caktuar, ashtu siq ai sot veproi, së bashku me kuvendarët e VV-së. Ky i fundit, i cili e zë karrigën e Kryesuesit, po ashtu sikurse Haskuka, gjatë gjithë kohës punon me direktiva të Zafir Berishës, se kur dhe kujt duhet t’i jap fjalën.
Dyftyrësia e VV(Vjedhësve të Votave), e cila betohet në emër të institucioneve të Republikës së Kosovës, me flamur kombëtar dhe e cila njëkohësisht bënë injorimin e komunitetit turk dhe boshnjak edhe pse planifikon bashkëpunim të panatyrshëm me ta, meqë kauza e tyre e rrejshme është për bashkim kombëtar njëetnik, me Shqipërinë, ku lojaliteti i tyre për interesa puro të klaneve politike është vërejtur edhe në Kamenicë.
Arsyeja e bojkotimit të seancës nga kuvendarët e PDK-së, sot, ka të bëjë me faktin se kryetari jo legjitim, i cili ka tentuar të suprimoj metodat demokratike për ardhje në pushtet, nuk do të njihet nga ne, meqë edhe jemi ne pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me këtë çështje.