PDK-ja, AAK-ja dhe deputetë të LDK-së e bojkotojnë adresimin vjetor të presidentes në Kuvend

Prishtinë | 17 Dhj 2021 | 10:18 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Grupet Parlamentare të PDK-së, AAK-së, Listës Serbe dhe një numër i deputetëve të LDK-së e kanë bojkotuar adresimin e presidentes Vjosa Osmani për fundvit, raporton Ekonomia Online.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, tha se presidentja është treguar e paaftë për të ushtruar funksionin kushtetues të unitetit të popullit dhe “dështime të tjera sistematike”.

Përmes një postimi në “Facebook”, ai ka renditur edhe arsyet, duke thënë se ajo i ka shërbyer agjendës politike të qeverisë dhe mazhorancës dhe se Osmani ka dështuar të shërbejë si përfaqësuese e unitetit të popullit.

Edhe GP i AAK-së thotë se ky refuzim për të marrë pjesë në seancë është për shkak se presidentja Osmani po e shkel mandatin e vet si faktor uniteti.

“Grupi Parlamentar i AAK-së, në shenjë mospajtimi dhe revolte për faktin se Presidentja e ka shkelur mandatin e vet si faktor uniteti, duke u bërë palë me Kryeministrin, ne si grup parlamentar refuzojmë ta dëgjojmë fjalën e Presidentes dhe e braktisim seancën”, thuhet në njoftimin e tyre.

Bojkotin me mosprezencë e bënë edhe partia që e ‘‘rriti‘‘ politikisht presidenten Lidhja Demokratike e Kosovës, ku nga 15 deputetë në sallë qëndruan vetëm 5 prej tyre.

Ndërkohë, Lista Srpska, sikur dihet, nuk merr pjesë në pothuajse në asnjë seancë solemne.

Por, në sallë kur ka raportuar Osmani kanë munguar edhe disa nga ministrat e Vetëvendosjes. Vetëm katër ministra që vijnë nga VV-ja ishin prezentë: ministrja Haxhiu, ministri Murati,  Ministri Çeku dhe Ministrja Hajdari, ndërsa besnikë i mbeten ministrat e saj.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, sot iu adresohet deputetëve të Kuvendit të Republikës të Kosovës me fjalimin vjetor.

LEXO EDHE:

https://ekonomiaonline.com/politike/pdk-bojkoton-fjalimin-vjetor-te-osmanit-jep-nente-arsye-per-kete-veprim/

Të ngjashme