Blerand Stavileci nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) pas përfundimit të votimeve është shprehur i bindur në fitoren e koalicionit PDK-AAK-Nisma.
“Sot ishte fitore për PDK-në dhe Kadri Veselin, i cili vendosi interesat tona para interesave të partisë politike”, ka thënë ai gjatë një konferencë për medie pas mbylljes së vendvotimeve në gjithë Kosovën.
Ai ka ftuar të gjithë qytetarët ka ftuar qytetarët që ta mirëpresin “Fillimin e Ri”. Më tutje, ai ka bërë me dije se sonte kryetari i PDK-së, Kadri Veseli do t’u drejtohet qytetarëve në sheshin “Skënderbe”