Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka filluar shpërndarjen e pakove shëndetësore me barëra për shqiptarët në komunat e veriore, që janë izoluar me orë policore nga vendimet e Serbisë.
Donjet Bislimi, kryetar i Rinisë së PDK-së, në një intervistë për Ekonomia Online tha se, këto pako shëndetësore po shpërndahen dy ditë pasi PDK-ja shpërndau edhe pako ushqimore për banorët e veriut.
“Falënderojmë të gjithë ata kontribuues privat te cilët me gatishmërinë e tyre për të ndihmuar mbi 200 familje shqiptare të izoluara në katër komunat në pjesën veriore i kanë ndihmuar atyre në këto ditë të vështira”.
“Preokupimi i tyre kryesor nuk është ngjyrim politik, por preokupim financiar dhe shëndetësor dhe ne sot si PDK sot kemi filluar një aksion për t’i ndihmuar ata në furnizim me barnat esenciale për të cilat kanë nevojë”.
“Kontributi dhe gatishmëri e shumë barnatoreve për të na ndihmuar në këtë aksion është për tu përshëndetur dhe jemi falënderues. Dhe është për të ardhur keq mos kontributi i disa barnatoreve të tjera për të ndihmuar në këtë aksion simbolik”.
Përderisa kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka falënderuar përmes një shkrimi në Facebook të gjithë aktivistët e PDK që po mbështesin këtë iniciativë për ti ndihmuar qytetarët në veri të vendit.
Veseli ditë më parë vizitoi personalisht komunat e veriut të Kosovës ku u njoh nga afër me shqetësimet e banorëve atje.