Dega e PDK-së në Prizren ka reaguar ndaj largimit nga puna të 7 mësimdhënësve-mjekë në shkollën e mesme të mjekësisë “Luciano Motroni”.
Lidhur me këto raste ky subjekt opozitar ka akuzuar Drejtorinë Komunale të Arsimit për hakmarrje politike dhe shkelje të legjislacionit në fuqi. Por pretendimet e opozitës janë hedhur poshtë nga udhëheqja e DA-së në Prizren, që ka theksuar se 7 mësimdhënësve-mjekë u ka skaduar kontrata dhe se ata kanë pasur punë sekondare në arsim, shkruan sot “Koha Ditore”.
Kreu i DA-së ka sugjeruar që të gjitha pakënaqësitë të adresohen në Inspektoratin e Punës.
Dega e PDK-së përmes një reagimi të martën ka theksuar se në SHMLM “Luciano Motroni’’ në Prizren, procesi mësimor ka filluar pa profesorët e lëndëve mjekësore.