Rreth PDK’se dhe te ardhmes se saj:
Kur Thaci e Veseli kane qene ne Kosove dhe e kane udheheqe partine te shumten e herave strukturat kane qene vetem mekanizma formal qe do te duhej me u mbushe me njerez. Per me i pajtu fraksionet Thaci i emerojke kah 10 nenkryetare, kah 2 a 3 nenkryetare te pare, i bojke 30-40 veta ne kryesi te partise.
Kjo me shume ka qene tallje me egot e tyne se sa qe i ndihmojke konkretisht ne rritje te partise. Mjaftojke ai me qene ne krye te PDK’se. Me me pak sukses, por te njejten tradite e ka vazhdu edhe Veseli, i cili edhe pse kryetar i PDK’se gjithmone eshte pa si vazhdimesi e Thacit pa Thacin.
Ka pase perjashtime prej kesaj rregulle. Thaci ka pase instinkt te pashoq politik. Kur e kuptojke qe me strukturat e tij dhe me ate vete nuk mundet me fitu qytete te caktuara, ai nuk e kishte aspak problem me bo marreveshje me figura qe nuk kishin asgje te perbashket me luften dhe me traditen e ketij subjekti. E kishte fitu Prizrenin me Ramadan Mujen, kurse Mitrovicen me Avni Kastratin, Gjilanin me Qemal Mustafen.
Largimi i tyre, burgosja e tyre, i la keta nenkryetaret dhe anetaret e kryesise ne mjegull. Pak a shume sikur kur vdesin baba e nana e mbesin femijet ne meshire te fatit. Nuk jane te rralla rastet kur pikerisht keta femije arrijne suksese kulminante ne jete, sepse jane detyru pa ndihmen e askujt me i gjete shtigjet e jetes. Doren ne zemer me shume dhimbje.
Ne zgjedhjet e pergjithshme te mbajtura ne muajin shkurt PDK’se arriti te gjeje ngushellim vetem duke e krahasuar veten me LDK’ne e sakatosur. Perndryshe ky ishte rezultati me i keq i PDK’se ne 20 vite demokraci. Kandidimi i Enver Hoxhajt si kandidat per kryeminister ishte gabim i rende. Jo pse Hoxhajt i mungojne vlerat, por sepse shihej vetem si nje zgjidhje kalimtare. Kete votuesi e kupton.
Enver Hoxhaj ka qene solid ne qeverisje, por nuk ka qene fitues zgjedhjesh. Ai edhe kur ishte ne PDK bashke me Thacin me shume eshte pare si nje politikan qe ndikon ne rritje te votave ne Suhareke dhe Prizren se sa qe i fiton ato. Per te, gara per kryeminister ka qene kafshate e madhe. Nese e mbani ne mend ne ate koha pata kembengulur qe Bedri Hamza me qene kandidat per kryeminister, por nuk dojshin me ndegju. Ndoshta me mire, sepse prape ka zgjedhje :).
Sic e pame me 17 tetor votuesit nuk jane robot, ata reflektojne edhe ate me te vertete edhe i lexojne emrat ne fletet e votimeve. Nuk eshte qe e kane vendose 10 vjet me heret se kujt kane me ia dhane voten. Nese PDK e lexon drejt ate vote atehere mundet me me perfitu shume prej saj. Partia dhe elektorati nuk duhen me qene dy trupa qe komunikojne me njeri tjetrin cdo kater vjet, ose cdo dy vjet.
Partia duhet me u pergjigje pozitivisht ne mesazhet e elektoratit. Kurse keto mesazhe nuk dergohen askund me mire se sa gjate zgjedhjeve lokale. Votuesit i tregojne partise se cili zyrtar i tyre nuk e ben, e cili ben, cilin duhet me e mbajte e cilin duhet me e largu.
Kryetari aktual i PDK’se, Memli Krasniqi, e ka bo nje pune shume te mire, prandaj partia ka dale mire ne zgjedhje. Sikur PDK te mos perçahej ne Skenderaj e Drenas do te dilte suibjekti me me se shumti vota per asamble. Kjo nuk do te kishte ndodhur pa nje lloj perkujdesje te Memlit, i cili, sic edhe u pa, nuk e kishte me rendesi protagonizmin personal por suksesin kolektik.
Sido qe te jete, kjo rregull, une mendoj ka vlejtur vec per zgjedhje lokale., ku nuk votohet per kryetar te partise. Ne zgjedhje te pergjithshme eshte nje situate tjeter. Konkurrojne kryetaret. Memli e ka perballe Albinin e Lumirin. I pari fitues absolut i zgjedhjeve nacionale, kurse i dyti edhe me tutje i paprovuar ne kete nivel, por qe nen drejtimin e tij LDK e beri nje rikthim te madh, pas katastrofes se 14 shkurtit.
Prandaj PDK nuk duhet te vetekenaqet me numrat e ketyre zgjedhjeve. Memli me 17 tetor eshte treguar trajner i mire, por ne zgjedhje te pergjithshme PDK ka nevoje per kryetar qe eshte me shume se sa trajner. Te tillet do te mund te gjindeshin ne Mitrovice, ne Prishtine, ne Ferizaj, ne Skenderaj, ne Vushtrri, ne Dragash, ne Kacanik, e ndoshta edhe ne Prizren.
Ka pase shkendija interesante edhe ne Gjilan e Podujeve. Ne keto dy komuna rezultati ishte shume larg deshirave partiake, mirepo marre parasysh kohen e shkurte qe e kishin kandidatet nuk ishte rezultat pern t’u injoruar. Kandidatet prej ketyre dy komunave shume lehte mund te rriten ne sfidat e ardhshme nese vazhdohet te investohet ne to.
Ne qe nuk jemi pjese e partise, por qe cdo dite merremi me parti, me 17 tetor e kemi pa nje gje. Pergjithesisht PDK ka shkelqyer ne Prishtine dhe Mitrovice, kurse ka arritur qe te tregoje fuqine e vet ne terren ne Skenderaj, ne nje beteje pothuajse fatale. Lojtaret me te mire te PDK’se, qe moren lavdata edhe prej kundershtareve me te eger te PDK’se, kane qene Bedri Hamza dhe Uran Ismaili.
Per me i ra shkurt ketij muhabeti une jam me i bindur se kurre qe ne zgjedhjet e brendshme partiake, qe do te mbahen ne vitin e ardhshem Hamza e Ismaili do te duhej me e vazhdu luften e tyre, tash brenda partise. Njeri prej tyre kish me çu vale ne cdo cep te Kosoves. Ketu nuk duhet harruar edhe Agim Aliun e Ferizajit dhe cdo kend tjeter qe arriti me qene konkurrues serioz ne zgjedhje komunale.
PDK duhet qe mos me vazhdu me mendu “a thu cka kishin mendu Thaci e Veseli”, por athu cka mendojne qytetaret. Qytetaret treguan se cka menduan. Tash topi eshte te partia.