Sekretari i PDK-së Uran Ismaili nuk përjashtoi mundësinë për një bashkëpunim të mundshëm me Nismën, ndërsa sa i përket Vetëvendosjes, ai tha se përgjigjen do t’ua japin qytetarët, raporton Ekonomia Online.
Në konferencën për medie, Ismaili tha se nuk e kanë diskutuar për koalicionin me Nismën, por që nuk e përjashtojnë mundësinë e një bashkëpunimit.
Lidhur me një bashkëpunim me VV pas zgjedhjeve tha se përgjigjen më të mirë do t’ua japin qytetarët e cila është dëshmuar se nuk është parti e parimeve.
“Partia Demokratike do të dalë fituese e zgjedhjeve dhe se në përgjigjen do tu japim përmes votës së qytetarëve jo konferencave për shtyp”, tha Ismaili.